PoeZi PeR GuRbeTiN
KuR u NiSa PeR GuRBeT.!
Ishte natë Korriku që s'harrohet përjetë,
kur unë e vendosa të ikja në kurbetë!
I rëndë qe ky vendim, për prindërit e mi,
si thikë më ranë në zemër, lotët e tyre në sy!
Nëna qante e nuk besonte,
babai këmbëngulte e nuk pranonte!
Kur i'u dhashë lajmin e shkretë,
që unë po nisesha për në kurbetë!
Buza më dridhej e zëri më mbytej,
shpirti në pafundësitë e hidhërimit zhytej!
Prindërit e trishtuar, pa reshtur lotonin,
dhe kurbetin e zi, pa pushim e mallkonin!
Mos shko o bir në kurbetë; më thanë,
se kjo rrugë e largët, neve vaç na ndanë!
Qëndro këtu me ne, nuk duam pasuri,
se pasuria jonë, o bir je vetëm ti!
Të kemi djalë të vetëm, më thanë me gjysëm zëri,
ti për ne je drita e syve, pa ty na mbulon terri!
Jeta jonë pa ty, s'do të ketë aspak kuptim,
ashtu sikurse nata, po të mos kishte agim!
Qëndro ketu me ne, mos na lër o bir,
se mungesa jote, për ne është e veshtirë!
Po len në shtëpi, dy prindër të mjerë,
duke pritur tërë ankth, trokitjen tënde në derë!
Dielli ç'do ditë do të lindë, por s'do të na ngrohë aspak,
se zemrat tona o bir, për ty do të jenë në merak!
Largësia dhe brenga jote, do të na roberojnë,
kur vajtimin e qyqes, në pranverë do të degjojmë!
Do të kalojnë ditët, muajt edhe vitet,
e malli për ty o bir, pa masë do të rritet!
Ti larg do të jesh, atje në të ziun mërgim,
ndërsa ne në prag te derës, do të të presim me padurim!
Mos ik pra o bir, pranoje lutjen tonë,
se një ditë do të pendohesh, por do të jetë shumë vonë!
Koha vetëm ecen e pas nuk kthehet më kurrë,
po ikën sot si fëmi e mbase kthehesh i bërë burrë!
Dhimbjen dhe lotët e tyre, dot më s'i durova,
e me zërin që më dridhej, prindërve i'u premtova!
Më besoni i'u thashë, se nuk do të qëndroj gjatë,
dhe shumë shpejt tek ju, do të kthehem prapë.
Eh, o bir më thanë; je ende shumë i ri,
ikjen të gjithë e dinë, por kthimin askush s'ë di!
Ti paç jetë të gjatë e qofsh mirë me shëndet,
dhe mos harro se në shtëpi, një babë e nënë të pret!
Zoti qoftë me ty, të ectë rruga e mbarë,
dhe ardhshë shëndoshë e mirë, në shtëpi sa më parë.
Të kesh kujdes o bir, ngado që do të shkosh,
se nuk është e lehtë, në tokë te huaj të jetosh!
Nga qielli ranë ca yje e mbi tokë u shuan,
por lotët e prindërve, aspak nuk ndaluan!
Kur mëngjesi agoi, çantën në krahë hodha,
me plot mall e dhimbje, të dy i përqafova!
I shtrëngova fort, në kraharorin tim,
dhe i'u kërkova ndjesë, për këtë gabim!
Me duart e mia, i'ua fshiva lotët nëpër faqe,
por zemrat e tyre, kurrsesi nuk gjetën paqe!
Kur pragun e derës kalova, u trondit çatia,
ikjen time po e vajtonte edhe vetë shtëpia!
Zemra fort m'u drodh e loti nga sytë më pikoi,
me shpirtë mallkova jetën qe këtë fat më dhuroi!
Retë e zeza e të dendura, nga qielli shiun e lëshuan,
pikat e të cilit, lotëve të mi i'u bashkuan!
I lagur nga shiu e lotët, për në kurbet u nisa,
e në zemër më vriste faji që prindërit braktisa!
Kështu braktisa prindërit, vendlindjen dhe shtëpinë,
drejt rrugëve të mërgimit mora arratinë!
Që bëra gabim të madh, këtë e di shumë mirë,
por më detyroi halli, nuk e bëra me dëshirë...!
Ju LuTeM BeJeNi ShaRe!
Shkruani Dhe Ju Nje Poezi!!
Date | 14/05/2011 |
---|---|
By | arber |
Subject | prizren |
tung une jam arbi po une jetoj gjermani se 6 vjet sa babe sa nane nuk i kam pa malli me ka mar per atta po du mi pa ni her se pale nuk kthena kosov kurrr
———
Date | 14/05/2011 |
---|---|
By | lule krasniqi |
Subject | kujtim |
QENDRO KETU ME MU MOS ME LER O SHPIRT SE MUNGESA JOTE
PER MU ESHT E VESHTIR
PO LEN NE SHTEPI NJE GRUA TE MJER DUKE PRITUR TERE NATEN TROKITJEN TENDE NE DER KJO POEZI KUSHTOHET PER GRAT QE I KAN BURRAT JASHT KOSOVES JU LUTEM JEPNI KOMENTE KUJT PIU PELQEN
———
Date | 14/05/2011 |
---|---|
By | elona |
Subject | tung |
kur ne shtrat bije me flejt perqafimin tend akoma e ndjej
———
Date | 06/05/2011 |
---|---|
By | vlera |
Subject | shehu |
shum e mir poezia pom pelqen
———
Date | 28/04/2011 |
---|---|
By | lina |
Subject | lina |
mu shum me pelqej kjo poezi per prindrit shum e dhimshme
———
Date | 16/02/2011 |
---|---|
By | sdf |
Subject | xscasc |
xasxc ax sd
———
Date | 08/02/2011 |
---|---|
By | anxhela murrani |
Subject | poezi pranvera |
erdhi pranvera plote me gjallerim e femije te gezuare bredhine neper lendina duke mbledhur lule e duke keputure trendafila zogjte neper qiell te kalter duke fluturuar e femijert e gezuare duke shikuare
———
Date | 08/02/2011 |
---|---|
By | interistja |
Subject | gjyshja |
kam nje gjyshe shume te mire si sheqer si embelsire goja e saj si mjalte eshte e urte e nuk trazon njeri
———
Date | 14/12/2010 |
---|---|
By | veda |
Subject | locki-x-personja@hotmail.com |
e shume te mira qenkan poeziat
———
Date | 12/12/2010 |
---|---|
By | Adem |
Subject | Jashari |
po kta karuca nur shkrujn per skenderbeun po shkrujn per sali berishen qe aj ja ka qi nanen ne goj e per qata kan shkru ata per sali berishen bre nanen ne goj jav qifsha