KUJTIMET QË KAM PËR TY!

KUJTIMET QË KAM PËR TY!

» PoeTi AlberT KaRaXha «

Histori dashurie
Dashuri romantike
Ndjenja më plot shije
Ditë dhe çaste mistike.

Kujtimet e se kaluarës
Gjithnjë më shoqërojnë
Tani që sytë e se dashurës
Më nuk më shikojnë.

Kujtoj ditën e parë
Kur u takuam në urban
U shikuam pa ndarë
Kur numrin e telefonit dhamë.

Dashuri filloi që aty
Kur zërin në telefon ta dëgjova
Kur të takova ty
Për dashuri të propozova.

Kujtoj ato ditë kur binte shi
Ditën kur të shoqërova te kursi
Po atë ditë që të kërkova dashuri 
Në atë çast filloj të godasë fort pulsi.

SMS-të që ti m’i dërgove
Akoma janë në telefon
Më kujtojnë ditët kur më dashurove
Dhe përsëri ndoshta më dashuron.

Më kujtohen puthjet e tua
Në mendje më rri buzëqeshja jote
Kur më thoshe se të dua
Se je engjëlli i kësaj bote.

Bisedat e ëmbla ku i lamë?
Hapat që trokisnin në trotuar
Fjalët e bukura që i thamë
Besën që dhamë për mos u ndarë.

Sa fundjava kemi dalë?
Sa puthje kemi dhuruar?
Sa përqafime të kam falur?
Sa shumë të kam dashuruar?

Tavolina jonë ku pinim kafe në mëngjes
Aty është nuk lëviz dot
I vetëm tani rri e pres
Duke kujtuar atë ditë kur të largova më lot...

28.05.08

Search site

WwW.ToPoJaN1.WeBnoDe.CoM Me Ne NuK JeNi VeTeM.. PuNuaR nGa BLeRo.!

Bookmark and Share

| ToPoJaNi | Blero | KuKeSi | Dashuria! | Poezi Per Gurbetin! | PoeZi Te Ndryshme! | Poezi Per Vitet Shkollore! | Xhelozia | PoeZi Per Qytetet e Shqiperis | Alfabeti i Dashuris | Akrepat e Ores | C'far Duan Femrat? | Thenie Dashurie | Poezi Kushtuar 1 Tradhtares! | Poezi Per Nenen | Muzik | Poezi per Greket | Poezi Per Deputetet | Poezi Me T'futme | Havzi Nela