DiTa e Pavarsis Kosoves!

DiTa e Pavarsis Kosoves!

 DITA E PAVARËSISË


Moj Kosovë me qiell të kaltër
Moj Kosovë moj zemërpastër,
Sot po zbardhë e lumja ditë
Ajo ditë që e ke pritë.
Pritën fushat, pritën malet
Priti kanga qe tash s'nalet
Pritën diellin e lirisë
Me i l'shu rreze pamvarsisë.
Sot Kosova ka festë t'madhe
Tanë nji popull ashtë hedhë n'valle,
Gzohet bjeshka gzohet vrrija
Gzohet plaku gzohet fëmija.
Jehon kanga n'kupë të qiellit
Tej ku del rrezja e diellit,
Në Kosovën e trimnisë
Ndriçon diell i pamvarsisë.
N'Kaçanik e n'Lug të Drinit,
Ku ndrin ari n'brigje t'Ibrit,
N'Boletin ku u rrit Isa –
E nis kangën Mitrovica.
Këndohet n'Shalë e n'Karadak
Në Drenicë, n'Llap e Gollak,
Si në Pejë, Shkodër, Gjakovë,
Prej Tetove tej n'Rugovë.
Këndon Prishtina dhe Tirana
Qeshin nuset, këndojnë nanat,
Këndohet n'Has e në Podrime
Gjithashtu n'Llapushën trime.
Që nga Kruja deri n'Vlorë
Anë e kand në diasporë,
Zemërplot si rrezja e dritës
Këndojnë ambël bijtë shqipes.
Që nga Sharri në Shëngjin
Festë të madhe ka vendi im,
Sot feston Kosova trime
Këndon shpirti zemra ime.

 

 

Të pritëm, të pritëmme kangë e me valle,
Ti ishe për neve, andrra më e madhe,
Ti s'gjindesh, kurrë s'kerkohesh, ti s'falesh, por fitohesh,
Shumë bij për ty ranë, shumë nana për ty kjanë.

Festë, festë, ka Kosova, sot janë gezu nanat,
Sot në DARDANI, po bien tupanat,
Festë, festë, ka Kosova, sot janë gezu nanat,
Sot për Pavarësi, po bien tupanat.

Të pritëm, të pritëmme dhëmje në zemër,
Ti për neve ishe, ma i shtrenjti emër,
Ti s'gjind

Search site

WwW.ToPoJaN1.WeBnoDe.CoM Me Ne NuK JeNi VeTeM.. PuNuaR nGa BLeRo.!