Për Shqipërin!
Ne Shqipëri u rrita N'atë vend si drita
Ajo me hapi sytë Ajo më ka dhënë drite
Me lindi, me rriti Me qau e qeshi
Me mesoi e tregoi Gjithmonë me ndihmoi
Papritur ngadalë Gjithçka qe ish e bardhe
Ku vajti ?, ku shkoi? Pse na hidheroi
E ndoqem ne vete E bëtë te shkrete
Është e vërtetë Betohem për jetë
Ndoqem bardhesine Sollem erresine
Harruam historinë Edhe lashtesine
U vrame e u preme Gjakun e ndamë
Nderin e harruam Besën e lame
Turpin e zi E futem ne Shqipëri
Turp te na vi O Shqiptari!
Shqiperis ju largova Valle si e harrova
U ngrita dhe ika Shkeputja afroi
Vuajtja me largoi Trishtimi me trishtoi
Deshira me shtyu Greqia me perpiu
Paraja dhe zilia Ato qe te dyja
Me ndane me vellane Dhe me babane
Me nënën me vonë Me motren pergjithmone
Me shoket e shkrete Me ndane për jetë
Me iku rinia Me plaku vetmia
Valle c'po ndodh me mua Të flas me nuk dua
Të harroj un dua Harresa harroi mua
Kosova ne veri Shqiponje e plagosur
Gjaku I rrodhi Dhe s'kishte te sosur
E vrane, e prene Shqipen e shkrete
Meshire nuk patën Ta linin ne jetë
U ngrit vet Shqiponja Me nuk duroi
Fluturoi e sulmoi Lirine e fitoi
Ndihmuan dhe te tjerë Nga një tjetër dere
Ta mbajmë mend Kush qe ai vend?
Ti hapim ne sytë Andej nga vjen drite
E fitoi me gjak Dhe nuk ishte pak
Enver o Enver! Ai bëri sa mundi
Nga fundi s'kuptoi Dhe na vetmoi
Të kujtojmë c'ka ndodhi Të mos përsëritet
Gabimet nuk falen Kuptohen dhe ndalen
Ndalen pa pikuar Atje te burimi
Burimi duhet gjete Atje është shpëtimi
Ta gjejmë siç e gjeti Gjergj Kastrioti
Ai ishte trimi Edhe patrioti
Shumë shqipetare te tjerë Burimin e gjene
Luftuan me pushke Luftuan me penë
Luftuan e dhanë Për Shqipëri
Ne je shqiptar Lufto edhe ti
Burimi I mirë Duhete gjete
Ta kërkojmë te gjithë Ashtu siç dim vete
Buron atje Mes malesh me bore
Është ne Shqipëri E kemi ne dorë
Nuk është ne Greqi As Itali
Është ne Krujë Është ne Shqipëri
Është Atje Është I varrosur
Ngrihu o Gjergj Duhete'sh'groposur
O Zot te lutem Ndihmo këtë toke
Jemi Shqipetare Nuk kemi me lote
Na shteruan lotet Nuk ka me kuptim
Europa veshtron Kerkon bashkim
Bashkimi I Shqipërisë Fillon ne Shqipëri
Fillon ai tek unë Fillon ai tek ti
Bashkimi I shqipetareve Është Amanet
Nga Gjergj Kastrioti Kur ishte ne Jete
Bashkohuni o shqipetare Behuni ju bashke
Siç kemi jetuar Ne kohën e lashtë
Jemi Ilire Jemi Albani
Jemi Kosovë Jemi Shqipëri
Jemi Ilirian Se harron Toka
Jemi Shqipetare E di gjithë Bota
Kjo vjershe, këto vargje Këtu nuk kan mbaruar
Kjo vjershe, këto vargje Jetojne duke shkruar
Do shkruhen nga unë Do shkruhen nga ti
Shkruaj o Shqipetar Për Shqipëri
Shkruaj dhe ti Ashtu siç di vete
Shkruaj o shqiptar Ne je I vërtetë
Mere guximin Shkruaj me lote
Shkruaj me shpirt Shkruaj me dorë
Shkruaj për Shqipërinë Shkruaj Historinë
Shkruaj te mirat Edhe bardhesine
Historia jonë Me kryet e saj lartë
Ta shkruajm ne leter Ta shkruajm ne karte
Shkruaj për shqiperine Edhe Shqiptarine
Këto vargje Kurrë nuk shterojne
Ne vdeksha unë Le të vazhdojnë
Të shkruaj, mendoj Deshiren un dua
Nuk ndalem dot E kame ne sua
E kam te ngulitur E kam te skalitur
Jeton brenda meje Nuk ka për te ikur
Do shkruaj për gjuhën Dhe Historinë
Do shkruaj për Artin Për Letersine
Po shkruaj unë Shqip Ne këtë leter
Është Gjuha Jone Dhe e askujt tjetër
S'është Latinish Nuk është Greqisht
Është Gjuha Shqipe Është Ilirisht
Është Histori Është e vërtetë
Është e gjallë Është ne jetë
Ngado qe te vete Ngado qe te shkoj
Më duhet te shkruaj Më duhet te shikoj
Të shkruaj Historinë Më duhet te vazhdoj
Turqia mizore Na vrau, na preu
Na ndryshoi Fene Shpirtin dot s'na ktheu
Jemi shqipetare Jemi bij Shqiponje
Jemi Iliriane Jemi djem Kosovë
Jemi Arnaute E ke then ti vete
Mos na prek me dorë Le Shqiperin te qete
Greqia e lashtë I vjen anes rrotull
Është dhelper dinake Është atje ne strofull
Epirin e lashtë Edhe Camerine
Të gjith bashke jetonim Kishim ne shtepine
Është dhe Serbia Nuk di shumë për te
Shkruaj o Kosovë Ti e njeh atë
Është po ashtu Edhe Maqedonia
Brenda nëpër te Lulezon Shqipëria
Janë komshijte tanë Veç një are na ndan
Duhet te gjejmë gjuhën Lufta sjell veç luftën
Të mesojme te rrojme Bashke te jetojme
Të ndertojme Ballkanin Shtepine dhe vatanin
Amerika e largët Emigrante kërkon
Shpirtin na trazon Syte na I loton
Nuk është dhe Shqiperie S'është dhe Ilirie
Është dhe Amerikë Është dhe Gjermanie
Qajne nenat e mjera Shpirti qan me lot
Djemte po I ikin Dhe nuk kthehen dot
Qajne ne Shqipëri Presin ne vetmi
Keq nuk po të vjen O gurbet I zi
Jetoni o shqipetare O njerëz te pa mposhtur
Punoni e fitoni Nenat mos harroni
Mos qani o nëna Djemte nuk ju harrojnë
Punojne e jetojne Bashke me ju vajtojne
O vëllezër o shqipetare Valle a me degjoni
Do bertas me fort Mos te me harroni
Ju o shqipetare Rrugeve te Europes
Ju kërkon Shqipëria Gjaku, Dashuria
Atje është Liria Edhe pasuria
Shqipetaret e tjerë Qe kaq larg ju jeni
Shumë ne Amerikë Ca s'dini nga veni
Nuk jan dokumenta Jan loj llotarie
Nuk lozet Historia Është gjak Shqipëria
Ti o Art Shqipetar Ku ke vajt dhe futur
Ngriji kryet lart Mos rri I keputur
O Humor Shqipetar Preke dhe ti dritën
Me Jovan Bregun Edhe Teto Riten
"Nuk jam njeri unë qe merrem me llafe"
Merrem me vepra merrem me fakte
"Magazina" ime është Shqipëria
Është Atdheu im është Dashuria
Nuk është Hollywood Është Humor Shqiperie
Ai na bën te qeshim Ashtu siç na ka hije
Me Koco Devolen Dhe Cekja ne Liste
Parodistet e Vlorës Harrova gabimisht
Humori Shkodran Dhe ju artiste te tjerë
E dini vete kush jeni Me ju qesh nga here
O Humor Shqipetar Dhe ti I Kosoves
Ngrini kryet lart Mos rrini te keputur
Bashkohuni bashke Të qeshim te lumtur
Ti Muzikë Shqipetare Lahuta e Malesise
Ti o Kenge Shqipetare Shpirti I Laberise
Është kenge për se gjalli Kendon Laberia
Kendon shpirti I Labit Dridhet, qan femija
Jan Kenge Shqipetare Kendohen dhe të reja
Nuk rrim dot pa to Nga vallja, nga hareja
Të dëgjohet Shqipja Zeri te bucasi
Vallja le të hidhet Toka le të dridhet
Kendoni edhe ju O vajzat simpatike
Kendoni bukurine Me kenge romantike
Të kendojme te gjithë Nga jemi nga s'jemi
Të degjoje Shqipëria Kengen Dashuria
Të gjitha me radhe Unë qe përmenda
Është Shpirti I Shqiptarit Qe levon perbrenda
Dua un të flas O Zot s'ndalem dot
Po qaj e po shkruaj Jam ne dhe të huaj
Nuk flasë me shqipetare Punoj me te tjerë
Me shohin, me veshtrojne Dot nuk me kuptojnë
Nuk jan gjak Shqiperie Jan këtu te lere
Janë Amerikane Janë si dinë vete
Gjuha me trazohet Shpirti turbullohet
Gjuhe tjetër flas Shqipja tërheq pas
Do te mbijetoje Jeten te ma shtoje
Është gjuhe e rrallë E them me shum bindje
Ne shpirtin e saj Kan kaluar dhimbje
Nuk është gjuhe, është lufte Ajo lufton me penë
Lufton për Shqipërinë Atje ka folene
Ti o Shtet Shqipetar A po me lexon
Ato qe po shkruaj A po I kupton
O Shtet Shqipetar, te lutem! Ndihmo Shqipërinë
Ne Zot ju besoni Bekimin kerkoni
Nuk është dhe I huaj Është balta juaj
Vetë ne ju jeni Ju kemi te na ndrini
Kujdes kur veproni Gjakrat mos trazoni
Shpetim nga tranzicioni Mallkuar korrupsioni
Forca policia Pranga dhe qelia
Prove dhe me te bute Behen dhe gabime
Me vonë e kuptojme Dot nuk e ndryshojmë
Ndaloni hajdutin Burgosni tradhetarin
Denoni armikun Vdekje gjakatarit
Ti o Shtet Shqipetar A po me degjon
Fjala qe po shkruhet Përgjigje kërkon
Poshte prostitucioni Droga, heroina
Rinia Shqipetare Larg nga gremina
Syte nga politika Nga Bota dhe Europa
Gjerat kanë ndryshuar Shumë jan sterholluar
Armet nukleare Nuk duhen harruar
Zerin tuaj ngrini Të na dëgjoj Bota
Jemi Shqipetare Flasim nga Europa
Unitet tregetia Arsimi, Ekonomia
Transporti, dogana Leku dhe Euroja
Dollari dhe nafta Turizmi, biznesi
Unitet kërkojnë Shqipëria te eci
Unitetin NE Shqipërisë tja forcojmë
Të bashkuar NE Shqipërinë ta ndertojme
Do shkruaj fjalët Do shkruaj me penë
E bëj këtë Për Memedhene
Nuk shkruaj luftoj Me shpirtin sakatosur
Lufto o Shqipetar Lufto dhe I plagosur
Do shkruaj unë fjalët Qe nuk kanë te sosur
Gurbeti mua shpirtin Sec ma ka vrerosur
Është mendimi im E shkruaj ne leter
Jam Ilirian Nuk behem dot tjetër
Nuk jam Grek unë Nuk jam Italian
Nuk jam unë Gjerman Nuk jam American
Kemi gjakun tonë Nuk duam ne tjetër
Gjaku Ilirian S'trazohet me tjetër
Kujdes globalizimin Unitet me Kombin
Unitet me Gjakun Unitet me Zotin
Unitet Shqipëria Kisha dhe Xhamia
Feja e Shqipetarit Është Shqiptaria
Vetëm një është Zoti Një është Perendia
Dy kush e ka bërë E bëri dy Turqia
Beso o shqiptar Ndihmon Perendia
Beso ne besim Besonte Skenderbeu
Feja e Shqipetarit Është Memedheu
Unitet Besimi Unitet me Zotin
Unitet Shqipetaret Unitet me Kombin
Kjo vjershe këtu Akoma s'ka mbaruar
Do shkruhet gjithë jetën Ka për te jetuar
Nuk shterojne fjalët Lotet po lotojne
Është Gjaku I Shqiponjes
Mbi leter po pikojne