PoeZi PeR GuRbeTiN

KuR u NiSa PeR GuRBeT.!

Ishte natë Korriku që s'harrohet përjetë,
kur unë e vendosa të ikja në kurbetë!
I rëndë qe ky vendim, për prindërit e mi,
si thikë më ranë në zemër, lotët e tyre në sy!

Nëna qante e nuk besonte,
babai këmbëngulte e nuk pranonte!
Kur i'u dhashë lajmin e shkretë,
që unë po nisesha për në kurbetë!

Buza më dridhej e zëri më mbytej,
shpirti në pafundësitë e hidhërimit zhytej!
Prindërit e trishtuar, pa reshtur lotonin,
dhe kurbetin e zi, pa pushim e mallkonin!

Mos shko o bir në kurbetë; më thanë,
se kjo rrugë e largët, neve vaç na ndanë!
Qëndro këtu me ne, nuk duam pasuri,
se pasuria jonë, o bir je vetëm ti!

Të kemi djalë të vetëm, më thanë me gjysëm zëri,
ti për ne je drita e syve, pa ty na mbulon terri!
Jeta jonë pa ty, s'do të ketë aspak kuptim,
ashtu sikurse nata, po të mos kishte agim!

Qëndro ketu me ne, mos na lër o bir,
se mungesa jote, për ne është e veshtirë!
Po len në shtëpi, dy prindër të mjerë,
duke pritur tërë ankth, trokitjen tënde në derë!

Dielli ç'do ditë do të lindë, por s'do të na ngrohë aspak,
se zemrat tona o bir, për ty do të jenë në merak!
Largësia dhe brenga jote, do të na roberojnë,
kur vajtimin e qyqes, në pranverë do të degjojmë!

Do të kalojnë ditët, muajt edhe vitet,
e malli për ty o bir, pa masë do të rritet!
Ti larg do të jesh, atje në të ziun mërgim,
ndërsa ne në prag te derës, do të të presim me padurim!

Mos ik pra o bir, pranoje lutjen tonë,
se një ditë do të pendohesh, por do të jetë shumë vonë!
Koha vetëm ecen e pas nuk kthehet më kurrë,
po ikën sot si fëmi e mbase kthehesh i bërë burrë!

Dhimbjen dhe lotët e tyre, dot më s'i durova,
e me zërin që më dridhej, prindërve i'u premtova!
Më besoni i'u thashë, se nuk do të qëndroj gjatë,
dhe shumë shpejt tek ju, do të kthehem prapë.

Eh, o bir më thanë; je ende shumë i ri,
ikjen të gjithë e dinë, por kthimin askush s'ë di!
Ti paç jetë të gjatë e qofsh mirë me shëndet,
dhe mos harro se në shtëpi, një babë e nënë të pret!

Zoti qoftë me ty, të ectë rruga e mbarë,
dhe ardhshë shëndoshë e mirë, në shtëpi sa më parë.
Të kesh kujdes o bir, ngado që do të shkosh,
se nuk është e lehtë, në tokë te huaj të jetosh!

Nga qielli ranë ca yje e mbi tokë u shuan,
por lotët e prindërve, aspak nuk ndaluan!
Kur mëngjesi agoi, çantën në krahë hodha,
me plot mall e dhimbje, të dy i përqafova!

I shtrëngova fort, në kraharorin tim,
dhe i'u kërkova ndjesë, për këtë gabim!
Me duart e mia, i'ua fshiva lotët nëpër faqe,
por zemrat e tyre, kurrsesi nuk gjetën paqe!

Kur pragun e derës kalova, u trondit çatia,
ikjen time po e vajtonte edhe vetë shtëpia!
Zemra fort m'u drodh e loti nga sytë më pikoi,
me shpirtë mallkova jetën qe këtë fat më dhuroi!

Retë e zeza e të dendura, nga qielli shiun e lëshuan,
pikat e të cilit, lotëve të mi i'u bashkuan!
I lagur nga shiu e lotët, për në kurbet u nisa,
e në zemër më vriste faji që prindërit braktisa!

Kështu braktisa prindërit, vendlindjen dhe shtëpinë,
drejt rrugëve të mërgimit mora arratinë!
Që bëra gabim të madh, këtë e di shumë mirë,
por më detyroi halli, nuk e bëra me dëshirë...!

JLuTeM BeJeNShaRe!

Bookmark and Share

Shkruani Dhe Ju Nje Poezi!!

Date
By
Subject

ncncncnc

a shkruhet bre poezi per sali berishen ishalla se ka pa kerkush per veq meje se hor po te bojka.o shkruj per skenderbeun e per adem jasharin se per rugoven e sali berishen sia vlen me shkrujt,mos i lodh gishterinjte kot.qao klm nga julianaaaaaaaaa.......................................

Date
By
Subject

pershendetje

ju lumt kush eka shkru keto poezi per prind,,ju pershendes nga zemra

Date
By
Subject

Poezi per Sali Berishen

O Sali o trimi i trimit
tungjatieta burri i malesis,
theve murin e berlinit
ja ke hape kufite Shqiperis.

S'dome me dite na per dogana
ambasada e konsullata,
shpine e femis ka me e mesue nana
tash sa vjete ka prit e ngrata.

Balle flamurit emri i jot
ne kra te shqiponjes duhet me shndrit,
tu rrite ndera patrijot
si ja solle Shqipnis kete dit.

Mes te dimrit solle veren
dielli i fort boren e shkrine,
per prinderit tane kemi hape deren
zemrat tona te cojn urime.

Fest e madhe e Shqiperise
te bashkuar do ta festojm,
qysh ne diten e pavarsis
fest te tille s'kemi t'kujtojm

Date
By
Subject

Re: Poezi per Sali Berishen

Shum Bukur Miri Flm Per Postimin!

<< 1 | 2 | 3

Search site

WwW.ToPoJaN1.WeBnoDe.CoM Me Ne NuK JeNi VeTeM.. PuNuaR nGa BLeRo.!

Bookmark and Share

| ToPoJaNi | Blero | KuKeSi | Dashuria! | Poezi Per Gurbetin! | PoeZi Te Ndryshme! | Poezi Per Vitet Shkollore! | Xhelozia | PoeZi Per Qytetet e Shqiperis | Alfabeti i Dashuris | Akrepat e Ores | C'far Duan Femrat? | Thenie Dashurie | Poezi Kushtuar 1 Tradhtares! | Poezi Per Nenen | Muzik | Poezi per Greket | Poezi Per Deputetet | Poezi Me T'futme | Havzi Nela